Ferizajasi gjen granata dore afër varrezave të fshatit

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Polici se ka vërejtur dy granata dore në afërsi të varrezave të fshatit.

Policia ka bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se mjetet e dyshimta i kanë shpërthyer në mënyrë të sigurt.

“Ferizaj 12.06.2021 – 14:40. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur dy granata dore te ndryshme afër varrezave të fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Mjetet e dyshimta i kanë shpërthyer në mënyrë të sigurt njësitë përkatëse”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme