Ferizajasi gjuan me armë për t’i shpëtuar qenëve endacakë

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar në Ferizaj ka shtënë me armë për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë, raporton Gazeta Express.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, Ferizajasi ka shkrepur armën dhe në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë e kalibrit 9 mm.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka shkrep armen duke penguar sulmin nga qentë endacak. Njësiti i forenzikës në vend-ngjarje  ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Të ngjashme