Fermerët me traktorë protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë për kriteret për subvencionim të grurit

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 11:07 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fermerët të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit kanë protestuar me një nunër të madh të traktorëve para Ministrisë së Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre 80 për qind e bujqve do të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.

Nga Ministria me traktorë protestuesit kanë parakaluar nëpër rrugët e kryeqytetit deri te Qeveria e Kosovës, por që nuk iu është lejuar të ndalen nga Policia.

Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri tha se bujqit kanë dy kërkesa që të anulohet thirrjen për aplikim për grande për vitin 2020-2021 dhe të rishikohet më mirë ky vendim.

“Bashkë me Maraklitë e Traktorëve, kemi ardhur sot sepse bujqësia e Kosovës është në gjendje të rëndë dhe ajo që e ka rënduar edhe më shumë ka qenë pikërisht thirrja për aplikim nga ministria e Bujqësisë”.

“Nuk e di pse po mundohet dikush të bëjë këto ndasi, dhe ku shumë bujq e kanë lëshuar veprimtarinë e tyre si pasojë e shkeljes së drejtave të tyre nga këto grande. Ne kemi kërkuar takim me ministrin na ka premtuar se do punojë këtë drejtim, por nuk ka kthyer përgjigje për gati një muaj”, tha Tahiri.

Organizatori i peticioneve, të dorëzuar ditë më parë në ministri, Elmi Qupeva tha se në rast që nuk bëhen ndryshime nga ministri, protesta e tyre do jetë edhe më e madhe dhe nuk do të kursejnë asgjë.

“Ne bashkë me Maraklitë e Traktorëve kemi ardhur në mënyrë simbolike me tregu që jemi të pakënaqur, dhe të kërkojmë nga ministri sa më shpejtë të reflektoj dhe të kthej ato subvencionime siç kanë qenë më herët, andaj bëjmë apel me reflektuar sepse protesta do jetë më e madhe dhe nuk do largohemi nga kjo ministri deri në realizimin e kërkesave tona”.

Njëri nga bujqit, Malsor Sejdiu tha se nuk është në rregull kjo ndasi e subvencioneve që është bërë dhe për këtë arsye kanë dal për të protestuar.

Më 13 shtator fermerët nga e gjitha Kosova kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit

Të ngjashme