Festime të shumta për shenjtërimin e nënë Terezës edhe në Indi

Prishtinë | 04 Sht 2016 | 14:44 | Nga

Ceremoni të veçanta lutjeje dhe festa të ndryshme po zhvillohen në të gjithë Indinë për shenjtërimin e nënë Terezës nga papa Françesku në Vatikan.

Qindra persona u mblodhën në selinë e “Misionarëve të Bamirësisë”, urdhri katolik i themeluar nga murgesha misionare, në qytetin lindor indian të Kalkutës.

Ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë e shenjtërimit ishin vendosur në seli si dhe në vende të tjera në qytet.

Presidenti indian, Mukherjee e quajti nënë Terezën një Mesia të të varfërve dhe një shtyllë mbështetjeje për të dobëtit dhe të vuajturit duke shtuar se çdo indian do të krenohej me shenjtërimin e saj.

“Mesha të veçanta dhe lutjet po mbahen në shtëpitë e nënë Terezës dhe te ‘Misionarët e Bamirësisë’. Po ashtu edhe në kishat në të gjithë Indinë”, tha një zëdhënëse.

“Ushqime për komunitetin po shërbehen në famullitë katolike në vend, në një referencë simbolike të shërbimit të nënë Terezës gjatë gjithë jetës për të varfrit dhe nevojtarët”, u shpreh at Savarimuthu Sankar, i Kryedioqezës Katolike të Delhit.

“Një tubim po zhvillohet në qytetin perëndimor të Ahmedabadit për të festuar shenjtërimin”, thuhet në raportet e medias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme