Festivali ajror “Teknofest 2020”, mbledh rreth 1 milion njerëz në Gaziantep

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhja promovuese dhe informuese për aplikim në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë  “Teknofest 2020”, raporton Ekonomia Online.

Drejtor i Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, Mehmet Ülker tha se është festivali ajror më i madh në botë, në të cilin marrin pjesë rreth 1 milion njerëz.

“Është festivali ajror më i madh në botë dhe në Turqi. ‘Teknofest’ vjet i ka realizuar me 17,400 ekipe dhe pjesëmarrës rreth 1 milion njerëz .Vjet ka marr pjesë edhe presidenti Erdogan. Ne sivjet dëshirojmë që ‘Teknofesti’ të vazhdojë udhëtimin e vet dhe ne duhet të jemi të kënaqur qe i kontribuojmë këtij evenimenti.  ‘Teknofest’ është angazhim i teknologjisë ndërkombëtare. 2 vitet e fundit ky organizim është shndërruar në markë të veçantë dhe është duke përfshirë aktivitete lidhur me teknologji dhe i ofron të rinjve tanë që t’i shfaqin aftësitë në këtë fushë”, tha ai.

Kryetar i fondacionit T3, Ahmet Omer Kokçam, dha detaje rreth aktivitetit q po llogaritët ndër më të mëdhenjtë të llojit të tillë.

“Jemi fondacion që prodhojmë projekte në këtë drejtim. Ne nuk jemi fondacion i vjetër por jemi themeluar në vitin 2017 me qëllim që të organizojmë aksionin e teknologjisë ndërkombëtare. Nga mosha 6 vjeçare deri te studentët universitar ne kemi dhënë mbështetje dhe kemi grupe të klasave të ndryshme. Këtë vit synojmë të rinjve tonë t’i krijojmë platforma të ndryshme. Në Turqi kemi vendosur që t’i krijojmë mundësi nxënësve që kanë interesim të zhvillojnë veten në teknologji”, tha ai.

“Teknofest” do të mbahet nga 22 deri më  27 shtator në Gaziantep.

Të ngjashme