“Festivali i Liqenit” promovon rëndësinë e kujdesit ndaj ujërave dhe biodiversitetit

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata “Let’s Do It” do të organizojë të shtunën “Festivalin e Liqenit” (Lake Festival), i cili do të mbahet buzë liqenit në Badoc.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Menaxhimi i përmirësuar i mbeturinave për mbrojtje të përmirësuar të ujit dhe mjedisit”, mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe Qeveria e Kosovës.

Ky festival ka për qëllim të promovojë rëndësinë e kujdesit ndaj ujërave, si dhe të shtojë kujdesin ndaj biodiversitetit të ekosistemit ujor.

Aksion pastrimi, diskutim i hapur me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra, debat, argëtim, janë disa nga aktivitetet përcjellëse të festivalit, i cili mbahet nga ora 11:00 deri në 14:00.

Një autobus pa pagesë do të bëjë transportin e të gjithë të interesuarve që duan të jenë pjesë e festivalit. Autobusi do të vendoset afër “Hotel Grand”. Nisja për në Badoc bëhet në orën 10:00.

“I ftojmë të gjithë që t’i bashkohen këtij eventi, në mënyrë që të bëhemi zë sa më i fuqishëm karshi mbrojtjes së pasurive natyrore jetike”, thuhet në njoftimin e “Let’s Do It”.

Të ngjashme