Fetahu dhe Hoxhaj vizitojnë Lagjen e Dëshmorëve, zotohen për rregullim të infrastrukturës

Podujevë | 26 Nën 2020 | 16:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Podujevës, Naim fetahu dhe u.d kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj kanë vizituar Lagjen e Dëshmorëve, ku u zotuan për rregullimin e infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Nga lagjia e dëshmorëve kandidati Fetahu u informua nga afër me problemet e banorëve të Podujevës sa i përket infrastrukturës e ujësjellësit.

“Ne e kemi ndërtuar shtëpitë e para dhe komuna ka marrë obligim për të kryer infrastrukturë. Projekti ka vazhduar por infrastruktura nuk ka përfunduar. Nuk do të mbetet asnjë familje gjendjen që është. Ne do të bëjmë që ta marrim obligim nivelin komunal dhe do ta përfundojmë edhe infrastrukturën”, tha ai.

Më tej, u.d kryetarit i PDK-së, Hoxhaj shtoi se dëshmorët e kanë shtruar rrugën e lirisë, ndërsa 20 vjet pas luftës infrastruktura të jetë në gjendje të mjerë është e padrejtë dhe e papranueshme.

“Ky projekt ka nisur vitin 2013 me që presidenti e ka ditur që lufta për liri dhe sakrifica e dëshmorëve i kanë dhënë kuptim jetës që jetojmë. Ndërsa unë ju premton që kryetari i ardhshëm Fetahu do ta ndryshoj këtë lagje sa i përket rrugës e ujësjellësit. Përveç shtëpive jemi të interesuar të krijojmë vende të reja të punës. Por mjerimi i politikës komunale shihet te rrugët e lagjes së dëshmorëve në Podujevë”, tha Hoxhaj.

Ndërsa, Islam Islami, banor në këtë lagje përmendi një rast kur nuk është lejuar të hyjë në zyrën e ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliut.

“Jemi të anashkaluar për rrugë. Krejt jemi në përmbarues privat. Krejt i ka fakturuar emrin të këtyre banorëve. Kurrë kryetari i komunë nuk na ka bërë vizitë këtu. Unë kam qenë në zyrë te Agim Veliut por nuk më ka lënë të hyjë dhe më kanë arrestuar edhe policia”, tha Islami.

Më pas, kandidati për kryetar të Podujevës Naim Fetahu së bashku me u.d kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj vizituan shtëpinë e babait të dëshmorit Elfir Behrami, Maliq Behramin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme