Fieraku që 12 vite rresht vjen për festën e Pavarësisë në Prishtinë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit, shumë qytetarë dolën për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Edhe pse të lumtur me faktin se Kosova është shtet, shumë nga ta nuk hezituan të shprehin zhgënjimin me zhvillimet që kanë ndodhur për 12 vite.

Është viti i 12-të që Kristaj Ziu vjen nga Shqipëria në Kosovë për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit tonë.

I veshur kokë e këmbë me flamurin ku shkruante UÇK, Ziu thotë se ardhjen në Prishtinë tashmë e ka kthyer në një traditë. rtv dukagjini

“Vij nga qyteti i Fierit. Është viti i 12 që vij të festojë Ditën e Lirisë. Lavdi dëshmorëve të kombit duke filluar nga Adem Jashari. Vishem më këtë veshje tradicionale kuq e zi. Për këtë luftuan heronjtë e kombit shqiptarë Adem Jashari e Agim Ramadani, Zahir Pajaziti e Luan Haradinaj”, deklaroi fieraku Kristaj Ziu.

Entuziazt e me një veshje karakteristike, për të festuar kishte ardhur nga Ferizaji edhe Shukri Retkoceri.

“Kam ardhur të festojë Ditën e Pavarësisë. Nga sot kjo ditë do të jetë më e gjallë dhe më e begatë me Albin Kurtin”, deklaroi Shukri Retkoceri.

Por, jo shumë optimist janë shprehur disa qytetarë të tjerë. Pavarësisht se i gëzohen faktit që Kosova është shtet, ata thonë se janë të zhgënjyer me atë se çfarë ka ndodhur tash e 12 vite.

“Me të tregua të drejtën nuk jemi shumë të kënaqur. Po të isha vetëm unë do të kalohej, por po dëgjoj shumë njerëz që nuk jemi të kënaqur”, deklaroi qytetari Nezir Haxholli.

“Nuk jemi shumë të kënaqur por me këta djemtë e ri që kanë ardhur tash po sh[resojmë se do të jemi më të kënaqur”, shprehet qytetari tjetër Ilmi Berisha .

“Vetëm kemi stagnuar këto vite. 12 vite pavarësi, as UNESCO as anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Na kanë lodhur më këto bisedime”, deklaroi qytetari tjetër Nuhi Salihu.

Kosova 12-vjetorin e Pavarësisë e kremtoi me aktivitete të shumta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme