Fillimi i shkurtit me reshje bore

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ndërsa borë pritet të ketë me 5 ose 6 shkurt.

“Në mëngjesin e së premtes pritet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull në ultësira dhe rreth lumenjve. Në fushat barike pritet të ketë rënie, deri sa në ato termike parashihen ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato paraqiten relativisht të favorshme, kurse reshje shiu dhe bore sipas parashikimeve numerike priten me datë 5 eventualisht 6 shkurt.

Të ngjashme