Filloi fushata e korrje – shirjeve në Malishevë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht sot ka filluar fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës.

Milaim Morina, pran Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës ka thënë se është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të suksesshme dhe besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë”.

“Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar , MBPZHR-ja prej 90 euro. Drejtoria në fjalë ka kërkuar nga kryesitë e fshatrave që të formohen shtabet lokale si dhe të bëhet grumbullimi i të dhënave gjatë fushatës së korrje -shirjeve. Duke pasur parasysh sipërfaqet e mbjella me drithëra afro 3.590.00 ha, në territorin e komunës së Malishevës, këtë vit mund të angazhohen 40 autokombajna, ndërsa komuna jonë në dispozicion ka 26 autokombajna, prandaj duhet siguruar edhe 14 sosh”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rendimentet e grurit varijojnë nga 4500 kg për ha deri në 5500 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimtit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet.

Të ngjashme