Filloi Gjysmëmaratona “Prishtina 2018”

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 10:13 | Nga

Ashtu siç është paralajmëruar, në orën 10:00 ka filluar edicioni i 18-të i gjysmëmaratonës “Prishtina 2018”.

Edhe këtë vit, kjo maratonë mbledh garues kualitativë nga rajoni dhe nga shumë vende të botës. Në këtë gjysmëmaratonë merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Disiplina kryesore do të jetë gara 21 kilometra, ndërsa disiplina të tjera do të jenë vrapimi 5 kilometra, vrapimi për fëmijë, vrapimi i personave me aftësi të veçanta.

Fondi i shpërblimeve të kësaj gare është 13 mijë euro. Për vendin e parë, këtë vit Federata e Atletikës do të ndajë 1200 euro për meshkujt dhe femrat.

Shtegu i vrapimit do të jetë: Teatri Kombëtar – Fushë Kosovë – Obiliq dhe sërish para teatrit.

Të ngjashme