Filloi puna në nënkalimin e Varoshit në Ferizaj

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt.

Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.

I pari i MI-së, Pal Lekaj, duke iu adresuar medieve dhe qytetarëve të pranishëm tha se ky projekt ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë sidhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore. Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë për mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin.

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme