Filloi punimet Konferenca e Nëntë Vjetore e Gjyqësorit

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar punimet Konferenca e Nëntë Gjyqësore e Republikës së Kosovës, e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Punimet e Konferencës i hapi Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Skender Çoçaj, ndërsa të pranishmëve me një fjalë rasti pritet t’i drejtohet edhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Shefi për Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Cezary Michalczuk, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, Zv.Kryetari i  Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë, Maksim Qoku, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica dhe Ud. i Kryetarit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, Faik Arslani.

Tema qëndrore këtë vit është ‘Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019’.

Gjithashtu, do të mbahen diskutime në panel nga: Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, rreth Institucionit të Avokatit të Popullit, Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Fatime Dërmaku rreth realizimit të drejtave të grave në pronë dhe Prezantim nga Kryesuesja e Shoqatës së gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës, Hidajete Gashi.

Të ngjashme