Fillojmë me inspektim masiv të terrenit, pasojnë ndëshkimet sipas Ligjit

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj jave, po fillojmë intensivisht me inspektimin e terrenit në të gjithë zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Lipjan, Podujevë, Graçanicë dhe Obiliq.

Inspektorët në të gjithë zonën e shërbimit do të jenë në aksion ditor, me ç’rast do të kontrollojnë shtëpi për shtëpi keqpërdoruesit e ujit të pijshëm ( kyçjet ilegale ,manipulimet me valvola dhe forma të tjera të ndërhyrjeve të paautorizuara),  me qëllim të ndaljes së kësaj dukurie negative dhe marrjen e masave sipas Ligjit, për të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë me ujin e pijshëm. Kjo dukuri vështirëson furnizimin me ujë gjatë muajve dhe viteve në vazhdim, prandaj kërkojmë nga të gjithë konsumatorët të na lajmërojnë për çdo keqpërdorues që hasin dhe çdo informacion nga ana e tyre do te jetë anonim.

Të ngjashme