Fillojnë ankesat për Grupin e Badovcit

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 20:09 | Nga

Ishte paralajmëruar që për Grupin e Badovcit të cilët u dënuan me 49 vjet burg të bëheshin ankesa. Krejt kjo për faktin se avokatët të akuzuarve konsideruan se dënimet e shqiptuara nga gjykata nuk janë mbështetur në  prova të mjaftueshme.

Tribuna Channel ka kontaktuar me avokatin e Fehmi Musës i cili ka bërë të ditur se sot ka paraqitur ankesë për klientin e tij.

Blerim Qela gjithashtu tha që kjo është ankesa e dytë që e ka dorëzuar pasi që Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë duke e kthyer çështjen e  paraburgimit në rivendosje .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme