Fillojnë punimet në kompleksin “Qafa”, Ahmeti thotë se kjo lagje do të marrë pamje tjetër

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 11:43 | Nga Luiza Vrajolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë filluar punimet për investimet në kompleksin “Qafa”, në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, këtë projekt e ka quajtur njërin prej projekteve më të mëdha kapitale sivjet, i cili do të kushton rreth 1 milion euro.

 “Jemi në kompleksin qafa në qendër te Prishtinës kisha me thënë që një kohë kemi punuar në rehabilitimin e kësaj pjese, sepse ka qenë pjesë të cilës i kanë munguar investimet. Jam këtu me arkitekten Yllka e cila e ka bërë projektin si pjesë e diplomës megjithatë pastaj është bërë me profesorë dhe është bërë edhe projekti zbatuese, do të investohen 1 rreth një milionë euro komplet në rehabilitimin e kësaj pjesë shtimin e pjesës së gjelbërimit fushat sportive që momentalisht këtu veç kanë filluar punimet. Pra do të ketë fusha të basketbollit, hendbollit, pingpongut, kënd të lodrave rehabilitim të rrotuarve shtim te pjesës se gjelbërimit .Po e them edhe një herë sa më pak makina, e më shumë gjelbërim e fusha sportive më mirë edhe për banorët edhe për krejt qytetarët e Prishtinës”, tha Ahmeti.

Mimoza Sylejman udhëheqje e zyrës për rigjenerimin urban në Komunën Prishtinës, foli për projektin në fjalë, për të cilin tha se është ideuar nga Yllkë Kosumi.

“Projekti ideor ka filluar me zyrën për rigjenerim urban dhe Yllkë Kosumin e cila e ka pas temë të masterit  kompleksin Qafa. Është dorëzuar si projekt ideor pastaj nga Komuna është projekti zbatues dhe tashmë sot kemi filluar punimet. Ne kemi nevojë për kësi hapësira publike, lloj parqeve. Shpresojë qe Prishtinës do ti’ shtohen edhe shumë e shumë parqe të tjera natyrisht për banorët e Prishtinën, shpresoj që kanë me i gëzua të gjitha këto hapësira“, tha ajo.

Pas përfundimit hapësirat publike rreth ndërtesave do të kenë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion për të gjitha moshat.

Pas përfundimit hapësirat publike rreth ndërtesave do të kenë më shumë gjelbërim, fusha sportive e hapësira për rekreacion për të gjitha moshat.

Të ngjashme