Fillojnë punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Prshtinë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 11:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Prishtinës kanë filluar sot punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDPS-së, Maria Suakko, tha se emrat e shkruar në këta gurë të varrezave na tregojnë për banorët e hershëm dhe reflektojnë një diversitet etnik të popullatës së veçantë të Prishtinë.

 “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë rrugë të Kosovës sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Emrat e shkruar në këta gurë të varrezave na tregojnë për banorët e hershëm dhe reflektojnë një diversitet etnik të popullatës së veçantë të Prishtinës. Mënyra se si janë dizajnuar këta gurë të gjitha këto janë  pjesë e historisë së Kosovës”, tha ajo.

Zv. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, tha se ku monument zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë shumëdimensionale.

 “Ky monument i shënuar në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë tonë shumëdimensionale. Është një ndër 18 projektet e përzgjedhura nga bordi i këtij projekti i cili përveç që bënë rivitalizimin është edhe një lidhje e kulturave të ndryshme”, tha Bakija-Deva, raporton EO.

Varrezat hebraike në Arbëri datojnë nga shekulli i 19-të dhe përfshihen në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga qeveria e Kosovës. Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë identifikimin dhe dokumentimin e historisë së pranisë hebrenjve, zbukurimin dhe rigjenerimin e zonës përreth, si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Dialogu Ndër-Komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP-ja.

Të ngjashme