Fillojnë punimet në rrugën “Isa Kastrati”, paralajmërohen vështirësi në qarkullim

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati” në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për shkak të punimeve do të ketë telashe në komunikacion.

“Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme