Fillojnë punimet në rrugën Junik – Deçan

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune.


Këto dy projekte infrastrukturore, vlera e të cilave shkon në gjysmë milioni euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni me potenciale të mëdha.


Ministri Lekaj i bëri vizitë plantacionit të pemtarisë “Luna”, ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë Haradinaj dhe dikasterit që ai drejton nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune.

Të ngjashme