Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës N 25

Podujevë | 11 Maj 2018 | 12:11 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës nacionale N25 – Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik.

“Sot jemi duke e filluar një punë me rëndësi për Podujevën, për lidhjen e Prishtinës me Podujevën, përmes rrugës nacionale N 25, me gjatësi prej 4 kilometrash, me kosto të përafërt rreth 5 milionë euro, ndërsa punët do të kryhen për 200 ditë”, tha Lekaj, për mediet.

“Ky është një projekt i veçantë. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me projekte të tilla. Sot e kemi filluar këtu në Podujevë, javën e ardhshme do ta fillojmë për Mitrovicë. Jam i lumtur që ne po implementojmë me përpikëri të gjitha ato projekte që kanë fjetur për vite të tëra”.

“Vetëm ky projekt kur ka filluar dhe asgjë nuk është bërë, prandaj unë jam i vendosur që çdo projekt ta fillojmë me kohë, por edhe ta implementojmë me përpikëri”.

“Podujeva dhe qytetarët e gëzofshin këtë projekt dhe kërkoj nga kompania që të jetë e kujdesshme dhe të implementohet sipas kontratës i tërë projekti”,  theksoi kreu i MI-së.

Ministri Lekaj ka thënë se brenda këtij viti do të vazhdojnë edhe me lotet e tjera, sapo të përfundojnë procedurat që duhen ndjekur.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari tha se ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët dhe vendin, sidomos për ata që jetojnë në Evropë, sepse kjo është arteria kryesore që e lidhë Kosovën me botën e jashtme.

Image may contain: outdoor

Image may contain: one or more people, sky, cloud and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoor

Të ngjashme