Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N2–Segmenti: Hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj ( nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez).

Për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj.

Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme