Fillojnë shërbimet e gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë, ka filluar me shërbimet e gjinekologjisë, me prezencën e mjekes vullnetare nga Prizreni, për t’i ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

Njoftimin për këtë e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë znj.Besa Kuqi:

“Duke pasur parasysh nevojat për shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë, sot arritëm marrëveshje me Dr.Semra Sheqerxhi, specialiste e gjinekologjisë e cila do të ofroj shërbime gjinekologjike në QKMF- Suharekë vullnetarisht çdo të Enjte prej orēs 15:00 – 19:00,  me termine paraprake”.

Të ngjashme