Fillojnë shërbimet në Departamentin për Shtetësi

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media njofton se kanë filluar shërbimet në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe Departamentin për Siguri Publike.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për fillimin e shërbimeve për qytetarë të cilat kanë qenë të shtyra për shkak të pandemisë COVID 19. Me këtë rast autorizohen zyrtarët e Departamentit për Shtetësisë Azil dhe Migracion, si dhe zyrtarët e Departamentit për Siguri Publike, të vazhdojnë me punën e zakonshme në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha qytetarët të cilët bazë të këtij vendimi u janë pezulluar shërbimet, tashmë mund të shkojnë në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i kryer obligimet e tyre.

Të ngjashme