Fillojnë vizitat gjatë fundjavës në burgje

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 dhjetor 2020, do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët  janë të obliguar të respektojnë masat  anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme