Fillon asfaltimi i rrugëve në Llapçevë të Malishevës

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar asfaltimi i 1200 metrave rrugë brenda fshatit Llapçevë të komunës së Malishevës, si dhe rregullimi i ndriçimit publik.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se, “me këto investime po përmbushen nevojat e banorëve dhe investimet në infrastrukturën e fshatit”.

Ai tha po investohen projekte që kapin shifra milionëshe në Malishevë.

Në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i fshatit, Hazir Avdiaj.

Të ngjashme