Fillon dekorimi i shesheve për festat e fundvitit

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 17:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kryeqytet ka filluar dekorimi i shesheve me rastin e festave të fundvitit. Ky dekorim tashmë një kohë është bërë tradicional.

Vitin e kaluar dekorimi për festat e fundvitit i ka kushtuar komunës së Prishtinës rreth 50 mijë euro.

për dekorimin e katër shesheve të kryeqytetit do të përkujdeset ndërmarrja private tregtare” Anea “, e cila më 8 nëntor 2017 ka lidhur kontratë me Komunën e Prishtinës.

Në përshkrimin e dhënies së kontratës shkruan ” Dekorimi i shesheve me drita dekorative dhe bredha sipas përshkrimit teknik te dhënë në dosjen e tenderit”, transmeton Telegrafi.

Për zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, Komuna e Prishtinës ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro, ndërkaq vlera e përgjithshme e kontratës në mes Komunës së Prishtinës me NPT “Anea”, kap shifrën e 57 mijë e 940 euro.

NPT “Anea” e kishte fituar edhe vitin e kaluar tenderin për dekorimin e shesheve të kryeqytetit për festat e fundvitit.

 

Të ngjashme