Fillon fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë qytetarët se që nga data 13 -18 maj 2020 në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

“Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore përfshirë këtu edhe zonat kufitare të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës së AAC-së, fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme