Fillon Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar zbatimin e Programit Nacional për Rininë. Ky program është hartuar duke u mbështetur në dy parime themelore:

–       Gjithëpërfshirjen dhe

–       Vijueshmërinë.

Programi Nacional për Rininë do të implementohet në të gjitha shkollat e Kosovës në tri nivele:

–       Niveli Shkollor,

–       Komunal dhe

–       Republikan i garave në

a.     Dituri,

b.     Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik, si dhe në

c.     Sport.

Në garë do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës të Shkollave Fillore, të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta.

Do të ndahen mbi 30 mijë shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para. Po ashtu, shpërblime do të ketë për mësimdhënësin, klasën dhe shkollën më të mirë.

Çmimi për shkollën më të mirë do të jetë 10 mijë euro.Shpërblime do të ketë në të tri nivelet e garës ku do të përfshihen certifikata, libra, kurse vjetore, shëtitje edukative në Evropë si dhe bursa.

·       Gara në Dituri do të zhvillohet nëpërmjet testeve në të gjitha lëndët e arsimit parauniversitar;

·       Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik do t’u mundësojë nxënësve t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreative;

·       Gara në Sport do të zhvillohet në formë të kampionateve shkollore në katër disiplina: futsall, volejboll, shah dhe atletikë.

Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Më 19.02.2019 do të fillojë Gara në Kreativitet Kulturore dhe Mendim Kritik.

Të gjithë nxënësit do të pranojnë fletë-aprovimin nga mësimdhënësit, ku edhe do të bëjnë përzgjidhjen e kategorisë në këtë garë. Nxënësit, varësisht nga niveli shkollor, mund të zgjedhin prej këtyre kategorive:

Klasa I-II:

·       Art muzikor (Edukatë muzikore);

·       Art pamor (Edukatë figurative) dhe

·       Recitim

Klasa III-V:

·       Art muzikor (Edukatë Muzikore);

·       Art pamor (Edukatë Figurative), dhe

·       Teatër

Klasa VI-IX:

·       Hartim/poezi;

·       Art muzikor (Edukatë muzikore);

·       Art pamor (Edukatë figurative), dhe

·       Teatër

Klasa X-XII:

·       Ese hulumtuese;

·       Debat;

·       Art muzikor (Edukatë muzikore);

·       Art pamor (Edukatë figurative), dhe

·       Teatër

Pasi nxënësitpërzgjedhin njërën kategori dhe dorëzojnë fletë-aprovimin tek mësimdhënësit, fillon periudha përgatitore prej 15-21 ditë. Përgjatë kësaj kohe nxënësit do të kenë mundësi t’i përgatisin punimet apo shfaqjet e tyre.

Të gjitha punimet e nxënësve do të dorëzohen ditën finale, kur edhe do të bëhet vlerësimi i tyre. Punimet më të mira do të marrin shpërblim dhe do të kalojnë direkt në garën Komunale dhe më vonë në garën Republikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme