Fillon krijimi i Policisë së Gjelbër

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 16:28 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi , është pritur në takim zyrtar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me ç‘rast kanë rënë dakord për themelimin e grupeve punues për krijimin e Policisë së Gjelbër.

Gjatë këtij takimi, Matoshi, potencoi rëndësinë e krijimit të Policisë së Gjelbër, që sipas tij ka rol në shqiptimin e gjobave ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.

“Për një ambient të pastër duhet filluar sa më parë, pasi që ndotja konsiderohet si problemi i dytë kryesor në Kosovë. Në këtë aspekt, ne si MMPH kemi vlerësuar si të domosdoshme krijimin e Policisë së Gjelbër”, tha Matoshi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë këtij takimi ka mbështetur iniciativën e Matoshit për krijimin e këtij njësiti të gjelbër policor.

“Si ministër i MPB-së mbështes këtë iniciativën si të domosdoshme. Në këtë aspekt, kërkojë nga përfaqësuesit kompetent të Policisë që të shikojnë mundësinë ligjore dhe njerëzore për formimin e një njësiti të tillë”, tha Gashi.

Matoshi dhe Gashi, gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për krijimin e një plani të veprimit si dhe dhe analizimin modaliteteve të vendeve perëndimore që janë aplikuar në krijimin e Policisë së Gjelbër.

Iniciativa për krijimin e Policisë së Gjelbër, është në kuadër të angazhimeve për pastrimin e vendit, aksion ky i cili fillon më 15 shtator dhe koordinohet nga Matoshi.

Të ngjashme