Fillon murosja e parkut të qytetit të Gjakovës

Gjakovë | 14 Maj 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Pa leje ndërtimi dhe kundër planit rregullues urban, Komuna e Gjakovës ka filluar themelet për ndërtimin e murit të parkut të qytetit, ide mesjetare e plasuar sipas shijes së kryetarit të Komunës Ardian Gjini.

Për opinionin publik, ndërtimin e shtigjeve dhe ndërtimin e pjesës së parë të parkut, me ndihmën e “Demosit” zviceran, qeverisja Kusari – Lila, e kishte bërë duke u bazuar në planin e bashkangjitur, ku nuk parashihen as ndertimet e mureve rrethuese te parkut, e as ndertimi i kafiterive ose ndonje objekti tjeter.

Me këtë rast, qeverisja aktuale e Komunës së Gjakovës është duke shkelur dy vendime të Kuvendit Komunal:

1. Vendimin për riurbanizimin dhe hartimin e planit rregullues urban të potezit ” Parku i Qytetit dhe segmenti veri – perendimor “Tirana”, të datës 31.03.2011

2. Vendimin për planin rregullues Urban i potezit “Parku i Qytetit” i datës 31.10.2012.

Nga gjithë kjo, për të filluar ndërtimet në parkun e qytetit, Ardian Gjini është dashur të ndjek këto procedura:

1. Shfuqizimin në Kuvendin Komunal të Vendimit për riurbanizim dhe hartimin e planit rregullues të datës 31.03.2012

2. Shfuqizimin në Kuvendin Komunal të vendimit për planin rregullues urban të parkut të qytetit të datës 31.10.2012.

3. Paraqitjen e planit të ri ku do të kërkohej në parim pëlqimi i asambleistëve.

4. Hapja e dëgjimit publik në afat prej një muajsh për qytetarët e Komunës së Gjakovës.

5. Rikthimi në asamble për votim përfundimtar të planit të ri rregullues.

Asnjë nga këto procedura nuk i ka respektuar Komuna e Gjakovës në rastin e parkut të qytetit.

Përkundrazi, kryetari Gjini këtë ide e ka prezantuar para militantëve partiak në fushatën e zgjedhjeve lokale, duke e konsideruar parkun si pronë të Aleancës ku shija e tij ka peshë, e jo si park që i takon të gjithë qytetarëve të Komunës, pavarësisht nëse janë votues të tij ose jo.

Alternativa i drejton thirrje publike për ndërhyrje urgjente edhe të MAPL-së për shkeljen e vendimeve të asamblesë komunale, por edhe ndaj Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në parandalimin i murosjes dhe betonizimit të parkut të qytetit të Gjakovës.

Në fund, si subjekti më i madh opozitar në Komunën e Gjakovës, Alternativa i siguron të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës, që do inicojm edhe procedurë ligjore ndaj kryetarit dhe kujtdo tjetër që tenton të degradoj hapësirën e parkut për përfitime klanore ose politike.

Të ngjashme