Fillon ndërtimi i Bulevardit “Ilaz Kodra” në Skenderaj

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Sot kanë filluar punimet në ndërtimin e bulevardit “Ilaz Kodra” në Skenderaj, i financuar nga komuna e Skenderajt, Ministria e Mjedisit dhe UN-Habitat, me kosto financiare prej 150 mijë eurosh.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari Jashari theksoi së bulevardi me emrin e heroit përveç rëndësisë që ka si korridor lidhës mes qendrës së qytetit dhe Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, i jep pamje edhe më madhështore qytetit.

“Përmes këtij projekti do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge duke krijuar hapësira për rekreacion, fitnes të jashtëm, kënd lojërash për fëmijë, hapësira për të moshuar, parkingje të shpejta, hapësira gjelbëruese dhe arkitekturë me ngjyra e cila i jep gjallëri bulevardit”, theksoi kryetari Jashari, bëhet e ditur nga kumtesa për media.

Të ngjashme