Fillon ndotja e ajrit, tymi mbulon Prishtinën

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Tymi kaplon Prishtinën në këto ditë të qeta të motit të qëndrueshëm, pa erë të mjaftueshme që të shpërndajë ndotësit ajror, që shënojnë rritje në përqendrime orëve të mbrëmjes, shkaku i djegieve të vogla (small combustion) për ngrohje nga amvisëritë.

Sipas Prishtina Weather në orën 16 kur është marrë edhe pamja nga droni, në pikën matëse te Rilindja, vlerat e grimcave të materies PM2.5 shënonin mbi 75ug/m3, e atyre PM10 mbi 130ug/m3.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto raste është jashtëzakonisht i dobët.

Të ngjashme