Fillon nënshkrimi i Peticionit për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se do fillon edhe kjo komunë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nënshkrimi i peticionit do fillojë në orën 11, ndërsa Muharremaj ka ftuar edhe komunat e tjera që t’i bashkohen.

“Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës. Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera. Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve”, ka njoftuar Muharremaj.

Të ngjashme