Fillon numërimi i votave të diasporës për Komunën e Dragashit, së shpejti pritet të shpallet rezultati

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës së Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka njoftuar se pas vlerësimit të 381 pakove të supozuara me fletëvotime që ka rezultuar me 647 fletëvotime të pranuara derisa 49 aplikime janë refuzuar.

“Janë dy tavolina numërimi dhe që do të bëhen edhe në prezencë të vëzhguesve të subjekteve politike”.

Elezi ka thënë se numërimi do të bëhet për një kohë shumë të shkurtër dhe rezultati mund të del pas një ore.

Kujtojmë Gjykata supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e  Dragashit.

Kujtojmë aktualisht me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së prin me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme