Fillon stuhia në Kosovë, era e fuqishme rrëzon disa pemë në afërsi të Spitalit të Pejës

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Erëra të fuqishme janë paralajmëruar për sot në Kosovë, përkundër motit të nxehtë që po mban.

Dëme materiale janë shkaktuar në Pejë, si pasojë e erërave të fuqishme.

Në disa pamje të publikuara në mediat lokale, shihet se drunjtë janë rrëzuar.

Pamjet thuhet se janë realizuar në afërsi të Spitalit rajonal të Pejës.  Ndryshe, për sot është paralajmëruar freskim i motit dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Agjencia botërore meteorologjike “Severe Weather” ka lëshuar një paralajmërim me rrezik të lartë për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për shkak të stuhisë.

Zonat me rrezik të lartë, të cilat mund të goditen sot dhe nesër (5 dhe 6 gusht), janë: Kroacia Veriore, BeH-ja Veriore, Serbia Jugperëndimore, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe veriperëndimi i Maqedonisë Veriore.

Këto zona kërcënohen nga erërat e forta që mund të shkaktojnë dëme, breshër, reshje të mëdha shiu e madje edhe tornado.

“Moti i ashpër pritet të enjten, ndërsa një valë shumë dinamike e nivelit të sipërm lëviz mbi Gadishullin Ballkanik. Vala e nxehtësisë së jashtëzakonshme të vazhdueshme në pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë do të përfundojë me mot të rëndë të rëndë në disa vende të Ballkanit dhe freskim për Greqinë dhe rrethinat e saj”, thuhet në njoftimin e “Severe Weather”.

Agjencia thotë se moti i ashpër është paralajmëruar për mëngjesin e së enjtes, por që mund të përcillet edhe në orët e pasdites.

Gjithashtu u lëshua një paralajmërim për përmbytje.

Stuhia pritet të lëvizë nga veriu në Ballkanin Qendror gjatë ditës, por stuhia do të dobësohet ndërsa lëviz.

Të ngjashme