FIQ-i ndan çmimet FIDES 2019, FSK-ja shpërblehet për ndihmën e dhënë Shqipërisë

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 19:49 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka mbajtur ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe diasporë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha Ekzekutive e FIQ, Dajana Berisha, tha se shpreson që kjo darkë e filantropisë të zgjedh situatën politike në të cilën po gjendet Kosova.

“Urojmë që kjo darkë e filantropisë të jetë një gurë i mbarë për zgjedhje të situatës politike nëpër të cilën po kalon Kosova. Muzeu Kombëtar duhet të jetë institucion i mbledhjes filantropike ndër vite, si dëshmi në formimin e shtetit të Kosovës. Transparenca dhe sundimi i ligjit për sektorin privat mënyra më e mire për të evidentuar projektet e tyre zhvillimore”, ka thënë ajo.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bëri ndarjen e Çmimit FIEDES për kontributin kombëtar “Hasan Prishtina” për Forcën e Sigurisë së Kosovës për kontributin që dhanë në tërmetin që godit Shqipërinë.

“Ky cmim na kujton se në detyrat tona të përditshme na duken si një rutinë e pakuptimtë. Puna e mësuesit, policit mund të duken të zakonshme por ajo është jetike për nxënësit dhe qytetarët. Ndihem i nderuar që ndaj çmimin Hasan Prishtina, këtë e bëjmë për dikë më të veçantë, që treguan përkushtim dhe profesionalizëm që shpëtuan njerëzit në Durrës e Thumanë. Ju jeni ushtarët e vërtetë, edhe Hasan Prishtina do të ndihej krenar po të ishte sot këtu”, u shpreh Kurti.

Zëvendës oficer për Çështje Publike, Zhvillim arsim, diplomaci kulturore dhe shkëmbim, Ray Nayler, bëri ndarjen e çmimit FIEDES për Kontribut Individual, “Kids for Kosova” Alma Topalli në emër të Caleb Jones.

Vjosa Osmani anëtare e LDK-së, bëri ndarjen e Çmimit FIEDES për Kontribut Koorporativ në shoqëri për kompaninë “Al trade Center” që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar.

“Nuk ishte vetëm veprimi i ushtarëve tanë në tragjedinë në Shqipëri që na bën të ndihemi krenar por edhe cdo qytetar të Kosovës. Kjo dëshmoj se edhe sa afër është diaspora me ne. Ne duhet të ndërtojmë këtë shpirt vullnetar të ndihmës ndaj njëri tjetrit te të vegjlit”, u shpreh ajo.

Nasrin Pourghazian, shefe e bashkëpunimit në reforma nga Ambasada Suedeze në Kosovë, ka ndarë çmimin FIEDES për Kontribut nga Diaspora, Arta Krasniqi Trepça për eksperiencën e saj në parlamentin e Suedisë, e cila nuk ishte e pranishme në këtë event, por ka përcjell një video online për gjithë të pranishmit.

Në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIEDES 2019 përformuan edhe grupi muzikorë “Zanat”.

Të ngjashme