Fitore Pacolli i reagon AGK-së

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

AGK përmes një postimi në facebook ka thënë se grupi “#mekryeministrin” vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se përkrahja e deputetes Fitore Pacolli, është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

Për këtë ka reaguar Fitore Pacolli, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Seriozisht AGK? Po mirreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët? Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djemë e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike?”, ka shkruar Pacolli.

Tutje Pacolli drejtuar AGK-së ka shkruar se do të ishte mirë që AGK të punij në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë.

“Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme