Flamujt shtetërorë në Kosovë ulen në gjysmështizë

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 14:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur 24 korrikun, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt u ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Në pamjet e Ekonomia Online mund të shihni flamurin e Kosovës të ngritur në gjysmë shtizë në objektet e institucioneve të Kosovës.

Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.

 

 

Të ngjashme