Flamuri i Kosovës ngritet për herë të parë në mision paqësor të FSK-së në Kuvajt

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Flamuri i Kosovës sot është ngritur për herë të parë në misionin paqësorë të FSK-së në Kuvajt.

Nga Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi kanë thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e Përbashkët Operacionale për Detyrë (Inherent Resolve).

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme