Flamuri i UÇK-së vendoset para objektit të Gjykatës në Hagë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Në ditën kur Thaçi do të jep deklaratën e parë në Hagë para organeve të drejtësisë, një kosovar nga diaspora ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritet të intervistohet presidenti, shkruan Indeksonline.

Valon Avdija nga Istogu që jeton e vepron në Belgjikë ka thënë se ai lokacion në Hagë, ka patur nevojë për këtë ndryshim të vogël.

Tha֛çi e Veseli kanë deklaruar ditë më parë se janë krenarë me luftën e UÇK-së duke shtuar se ligji i vetëm të cilin e kishin shkelur ka qenë ai i kasapit të Ballkanit.

Flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i UÇK-së vendoset para objektit të Gjykatës në Hagë!

Gepostet von IndeksOnline am Sonntag, 12. Juli 2020

Të ngjashme