Flet Armend Zemaj, tregon nëse do të ndryshojnë masat anti-Covid

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ende nuk ka pranuar ndonjë propozim nga ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se janë duke e vlerësuar situatën ne vend.

“Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, tha ai për Arbresh.info.

Ndryshe, ditëve të fundit është rritur numri i të infektuare vë në vend nga Covid-19.

Për 24 orët e fundit numri i të infektuarve ishte dhe tetë persona të vdekur në mesin e tyre edhe një 37 vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme