Flet drejtori i rajonit të Prishtinës, jep detaje nga zbatimi i vendimit për karantinimin e Prishtinës

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit për karantinimin e Komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës është vendosur në 24 pika statike për të ndaluar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë të qytetarëve që nuk kanë leje lëvizjeje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Drejtori i Regjionit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, kolonel Fehmi Hoti ka treguar se zbatimi i planit po shkon shumë mirë.  Ai ka treguar se mbi 140 policë janë të angazhuar në këto pika statike. Hoti ka thënë se këta janë zyrtarë të rendit që po asistohen edhe nga njësi për mbështetje operative.  Kolonel Hoti ka thënë se deri më tani që nga fillimi i zbatimit të karantinimit të Prishtinës është hapur vetëm një rast, kur një qytetar ka tentuar të depërtoj me forcë.

” Zbatimi i këtij vendimi ka filluar dje,  sot është vazhdimësi e oplanit operativ. Deri në këto momente jemi të kënaqur me punën e institucioneve të sigurisë por edhe me qytetarët që pi i zbatojnë këto vendime. Prishtina si rajon më i madh, tani për tani e kemi të karantinuar tërë komunën e Prishtinës jo vetëm qytetin dhe duhet ta kuptojmë siKomuna e prishtinë ka një territor bukur të gjerë. Ne kemi të angazhuar  mbi 140 policë për t’i  mbuluar të gjitha këto pika. Jemi munduar maksimalisht të mbulojmë të gjitha hyrje daljet e Prishtinës. Normalisht që ditën e parë ka edhe vështirësi në zbatimin e këtij plani operative dhe këtyre instruksioneve sepse duhet të njoftohen qytetarët që nuk janë plotësisht të njoftuar, disa janë të njoftuar përmes medieve, disa janë të njoftuar aty kur vijnë tek zyrtarët policor. Deri tani jemi të kënaqur me zbatimin e këtij plani operativ”, tha Hoti.

Ai ka treguar se Policia në Prishtinë ka formuar dy rrathë të karantinimit, njëri rreth e zbulon qytetin e Prishtinës dhe tjetri tërë komunën.  

“Për dallim prej vendeve të tjera komuna e Prishtinës ka vendosur t’i zbatojë dy rrathë të karantimit njëri rreth e mbulon qytetin e Prishtinës dhe rrethi më i gjerë e mbulon krejt hapësirën e Komunës së Prishtinës me fshatra. Arsyeja ka qenë sepse në zona malore kemi rrugë që kalohen, dhe në ditët e para është e vështirë sado që ne kemi bërë përpjekje. Rrethi i dytë që mbulon qytetin e Prishtinës,  është i filtrimit është një kontrollë e dyfishtë, ose nëse kanë depërtuar nga rrugë alternative të kontrohellen edhe njëherë. Ne  i kemi angazhuar rreth 24 pika statike të policëve të cilat bëjnë kontrolle të përhershme, mirëpo prapë se prapë ne jemi të kënaqur meqenëse ka ankesa prej qytetarëve. Megjithatë ditën e parë kemi filluar me vërejtje, me sugjerime qytetarëve, shoferëvë, ka ankesa dhe kërkesa të ndryshme, ka sidomos nga ata qenë nuk kanë qenë të informuar më herët. Po mundohemi të jemi fleksibiol , t’i njoftojmë qytetarët drejt me vendimet. Jemi të kënaqur përkundër vështirësive dhe sfidave sepse afati ka qenë i shkurtër për karantinimin e Komunës së Prishtinës. Deri në këto momente jemi të kënaqur”, tha ai.  

Ai ka thënë se deri më tani është hapur vetëm një rast zyrtarisht, për një qytetarë që ka dashur të kalojë më forcën.

“Jo. Ka pasur raste të izoluara që njerëzit është normale revoltohen aty për aty, tentojnë të depërtojnë , shprehin pakënaqësitë. Kemi pasur dje që ka dashur me forcë ta kalojë  kontrollin e  Policisë me arsyetimin se nuk kam qenë i informuar më,  vetëm sot do të kalojë dhe nuk do të tentojë. Jemi detyruar të hapim rast”, tha ai..

Hoti është shprehur se Policia ditën e parë ka qenë më fleksibile dhe ka pasur më shumë qëllim informimin e të gjithë qytetarëve.

“Kemi pasur raste që kanë kaluar në rrugë anësore apo dytësorë që deri sot në mëngjes nuk kanë mundur të mbulojnë është vështirë të izolohet tërë komuna e Prishtinës kemi raste që kanë hasur në perimetrin e dytë dhe janë detyruar të kthehen. Ditën e parë kemi qenë më fleksibil sepse shumë qytetarë është dashur të largohen ose kanë qenë qytetarët jashtë Prishtinës, dhe kemi punuar që ditën e partë të jemi më tolerant dhe ditën e parë të vijnë në Prishtinë ata që jetojnë e banonjë këti. Vendimi ka qenë i arsyeshëm sepse i është lejuar për 22 orë që ata që jetojnë në Prishtinë të kthehen apo ata që janë të punësuar”, tha ai.  

Ai po ashtu ka thënë se edhe sot numri i qytetarëve që kanë dalë nga Prishtina dhe ansahejelltas ka qenë shumë i madh por nuk janë krijuar kolona të gjata.

“Në fakt numri ka qenë pothuajse i njëjtë, dje ka pasur numër më të theksuar, numër pak më ta madh Ne e kemi një listë kush lejohet të kalojë apo lëvizë në kohën  karantinimit, sepse Prishtina ka shumë institucione që lejohen të lëvizin në kuadër të asaj liste,  pjesa dërmuese është dashur të hyjnë në Prishtinë. Për Prishtinën meqë një numër i madh lejohet të lëvizë sipas asaj liste,  prapë sot kemi pasur numër të konsiderueshëm të kolonave por kemi ndërhyrë që të mos bëhen kolona të gjata. Qytetarëve ju ka rënë të presin kohë optimale,  jo të presin shumë nëpër pika por meqë lëvizjet janë të mëdha në pikat kryesore apo arteriet kryesore kemi pasur kolona por jo të theksuara”, tha ai. .

Ai është shprehur se policët të gjithë janë të informuar se cilët qytetarë janë të lejuar të lëvizin.

“Policët që janë nëpër pika janë të gjithë të informuar. I kanë të shkuara  persona që mund të lëvizin. Ju kemi dhënë hapësirë qytetarëve që të informohen prandaj kjo mund të jetë arsyeja se një pikë kanë qenë më rigoroz. Policët i kanë listat prapëseprapë ka pasur kërkesa prej më të dnryshme, pa pasur kërkesa se atyre që u lejohet të kenë edhe përcjellës”, shtoi Hoti.

Të ngjashme