Flet familjari i Ekrem Rexhepit, personit që dyshohet se përdhunoi 11-vjeçaren

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Një familjar i dy vëllezërve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, (i cili kërkoi të mbetet anonim), ka thënë se familja ndihet shumë keq për ngjarjen që tronditi Kosovën.

Sipas familjarit, të dyshuarit Ekrem Rexhepi (26-vjeç) dhe vëllai i tij i mitur, nuk e kanë njoftuar asgjë familjen për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në të cilin dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

“Tash janë në paraburgim. Shumë keq e kemi gjendjen, ne si familje e nijmë vetën shumë keq…Për rastin na ka njoftu avokati të dielën në mëngjes”, tha ky familjar të martën për Gazetën Express.

Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.

Të ngjashme