Flet prokurorja që e intervistoi Brovinën, thotë se hetimet për këtë rast vazhdojnë

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 16:10 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokurorja e prokurorisë Speciale, Drita Hajdari në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth intervistimit të deputetes Flora Brovina e cila publikoi foton e rreme, raporton EkonomiaOnline.

“E kam intervisuar unë personalisht lidhur me publikimin e fotos dhe mes tjerash ka deklaruar se fotoja është nga viti 2003 thotë se ka ardhur në posedim të saj përmes të disa aktivistëve nga gjakova, ka deklaruar se i ka besuar fotos dhe e ka publikuar. Unë e kam pyetur që a e ka paraqitur rastin në prokurori, ajo ka thënë se nuk e kam ditur që e kam obligim”

E pyetur nga gazetarët nëse deputetja Brovina do të denoncohet për publikimin e kësaj fotografie, prokurorja Hajdari tha se tashmë është herët të jepet një përgjigje, porse shtoi se intervistimi i saj është vetëm hapi i parë.

“Intervistimi i zonjës Brovina në cilësinë e dëshmitares është vetëm një hap andaj është herët për tu përgjigjur. Një përgjigje mund t’iu jap kur përfundon hetimi.  Në momentin kur e pranojmë këtë foto ne do ta bëjmë ekspertizën e nevojshme për ta krahasuar me atë foto që është në internet.

Ajo falënderoi mediat për zbulimin e origjinës së fotos.

Të ngjashme