Flora Brovina nderohet “Qytetare nderi” e Bashkisë së Peshkopisë

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 17:21 | Nga

Nënkryetarja dhe deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, do të nderohet me titullin “Qytetare nderi”, nga Bashkia e Peshkopisë së Shqipërisë.

Brovina, me këtë titull, do të nderohet për kontributin e saj shumëdimensional, duke filluar prej veprimtarisë për lirinë e vendit, e burgosur politike, humanitetin e saj për të drejtat e njeriut, sidomos të grave dhe fëmijëve, rolin e saj aktiv në krijimtari, si shkrimtare dhe gazetare, si dhe aktivitetin e saj të vazhdueshëm në avancimin e rolit të gruas në shoqëri.

Ky çmim do t’i ndahet deputetes Brovina të enjten në Bashkinë e Peshkopisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme