Fluks i madh i qytetarëve në Brezovicë, policia del me një njoftim për parkingjet

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.

“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre .

“Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme