Fluks në pikën kufitare të Morinës në festat e fundvitit

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Në pikën kufitare të Morinit, prej të premtes pasdite dhe deri dje janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.

Po kështu ka pasur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata, raporton ATSH.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës, deri dje në orët e paradites, nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.

Sipas Shefit të turnit, Shefshet Gashi, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Të ngjashme