Fluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Turistët nga Kosova kanë vërshuar sot në mëngjes drejtë Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar dhe bëhet fjalë për mijëra makina dhe mijëra qytetarë.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana tha për ATSH se është dyfishuar numri i fluksit të turistëve në Morinë në krahasim me një javë më parë.

Prefekti Kuçana tha se në doganën e Morinës në Kukës po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe deri në orën 10:45 të ditës së sotme kanë kaluar 2200 automjete dhe 8500 pasagjerë.

Ai shtoi se strukturat e Policisë së Shteti dhe policisë vendore kanë marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që vijnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, ndërsa numri vazhdon të rritet.

Fluksi i pasagjerëve ka nisur herët në mëngjesin e ditës së sotme dhe është nga më i lartë që nga situata e pandemisë, siç edhe konfirmon Prefekti i Kukësit Kuçana është dyfishuar numri i automjeteve dhe turistëve që kalojnë në Morinë.

Pushuesi nga Kosova zgjedhin kryesisht plazhin e Shëngjinit, Velipojës, por dhe Durrësin në fundjavë për të kaluar pushimet./ATSh/

Të ngjashme