Fluks udhëtarësh gjatë fundjavës në portin e Durrësit

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Fundjava që shkoi ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga Shqipëria.

Klan News njofton se nga ana e autoritetit portual, si dhe policisë së kufirit janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

Të ngjashme