FOL me performancën “Hupja fijen korrupsionit”, mobilizon qytetarët t’i mbajnë në vëzhgim institucionet

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 13:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të javës kundër korrupsionit Lëvizja Fol në bashkëpunim me USAID ka organizuar performancën vetdijesuese “Hupja fijen korrupsionit”.

Mexhide Demolli Limani, drejtoreshë ekzekutive në Lëvizjen Fol tha se, Kosova ka edhe shumë për të bërë sa i përket llogaridhënies dhe transparencës.

“Sot përmes kësaj performance shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit. Duhet bërë shumë sa i përket llogaridhënies së institucioneve. Fol përmes kësaj performance ka paraqitur dy botë një të qytetarëve të thjeshtë dhe një të politikanëve Përmes kësaj grafiti do paraqitet Kosova aktuale. Mobilizimi i shoqërisë civile në ly ftqn kundër korrupsion nuk është një çështje  pritje jemi në një situatë emergjente”, tha ajo , raporton Ekonomia Online.

Stephen Carpenter nga USAID tha se për herë të parë qeveria e Kosovës i ka bërë të hapura të gjitha kontratat e prokurimit. Kjo sipas Carpenter tregon një zhvillim sa i përket rolit të transparencës.

“Kjo performancë do të paraqes rolin kritik të cilën e kanë qytetarët në një qeverisje demokratike. Është detyrë e të gjithë qytetarëve të i mbajë nën vëzhgim qeveritarët tanë. Për herë të parë qeveria e Kosovës i ka bërë të hapura të gjitha kontratat e prokurimit dhe kjo ka shënuar një zhvillim sa i përket transparencës në Kosovë. Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë vrull që ta luftojnë korrupsionin”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Krejt në fund qytetarët ndoqën performancën e Lëvizjes Fol “Hupja fijen korrupsionit” ku u paraqit Kosova dhe niveli i saj në korrupsion.

Të ngjashme